KSHZ, takim me korin diplomatik, në fokus aktivitetet rreth regjistrit zgjedhorë
Aktivitetet e Komisionit Shtetrorë të Zgjedhjeve duke veçuar kryqëzimin e të dhënave, kontrollin në teren dhe paraqitjet e parregullsive në regjistrin zgjedhorë nga ana e qytetarëve ishin në fokusin e bisedës gjatë takimit që ky organ realizoi me përfaqësuesit e 20 ambasadave në Klubin e deputetëve në Shkup...

Kështu tha kryetari i KShZ-së, Aleksandar Çiçakovski pas takimit.
“Në përqëndrim të tyre ishte se deri ku jemi me verifikimet e kryqëzuara, me përgatitjet logjistike për verifikime në terren, se sa denoncime ka nga qytetarë për aplikacionin e publikuar në ueb-faqen tonë”- tha Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.
Çiçakovski gjithashtu tha se Komisioni Shtetëror Zgjedhor në pajtim me me ligjin do t’i ndërmerr të gjitha aktivitetet për të arritur pastrimin e regjistrit zgjedhorë. Sa i përket paraqitjeve të qytetarëve për parregullsitë në regjistrin zgjedhorë Çiçakovski tha se për një periudhë të shkurtër do të gjejmë zgjidhje se si të veprohet ndaj këtyre denoncimeve.
“Do të gjejmë zgjedhje për të verifikuar të gjitha adresat të cilat na i dërgojnë qytatarët. Ankesat e tyre janë të rëndësishme dhe ne do të veprojmë në mënyrën e duhur” - deklaroi Aleksandar Çiçakovski.
Verifikimi në terren do të realizohet në pajtueshmëri me metodologjinë e miratuar, për të cilën siç tha Çiçakovski, paraprakisht është marrë pajtueshmëri nga partitë politike. (Naim Ramadani, TVM2)
