Njeriu më i vjetër në botë është i mbijetuar i Auschwitzit

11.03.2016 19:59

Një i mbijetuar i kampit të vdekjes në Auschwitz është tani njeriu më i vjetër në botë, ka bërë të ditur organizata e rekordeve botërore Guinness...

Yisrael Kristal ka lindur pranë Zarnovit në Poloni, më 1903, dhe ka përjetuar të dyja luftërat botërore, përpara se është zhvendosur në qytetin e Izraelit, Haifa.

Më 11 mars, ai është bërë 112 vjeç e 178 ditë, ka thënë të premten Guinnees.

Rekordi i mëparshëm është mbajtur nga japonezi Yasutaro Koide, i cili ka vdekur në muajin janar në moshën 112 vjeçe e 312 ditë.

“Ka pasur njerëz më të mençur, më të fortë dhe më të bukur se unë e që nuk jetojnë më”, ka thënë Kristal derisa ka marrë certifikatën e Guinness-it. (REL)