Maqedoni
Rrëshqitje dheu dhe orteqe në më shumë akse rrugore
12.03.2016 12:17
Në aksin rrugor unaza A3 Manastir-Resnjë të 70+300 km për shkak të rrëshqitjes së dheut, rruga është në ndërprerje në dy drejtimet...

Si alternativë, qarkullimi është riorientuar përmes qytetit Manastir, kumtoi LAMM.
Në aksin rrugor Koçanë - Dellçevë për shkak të rrëshqitjes së dheut me sasi të mëdha të materialit, qarkullimi është në ndërprerje dhe punohet në pastrim. Si alternativë mund të shfrytëzohet rruga Vinicë - Smojmirovë -Dllçevë.
Në aksin rrugor Kumanovë- Kriva Pallankë afër f. Stracin, ka rrëshqitje të dheut me baltë dhe dhe, me çka është përfshirë një korsi nga rruga. Rekomandohet vozitje e kudjesshme dhe përcjellje e sinjalizimit të vendosur të qarkullimit. Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë punojnë intensivisht në pastrimine oretkut dhe në nomalizimin e dy korsive për zhvillim të papenguar tl qarkullimit.
Qarkullimi në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa pengesa, në disa vende me rrugë të lagështa. Mjegull me shikueshmëri prej 100 metrave ka në Strazhë, Krushevë dhe Gjavatë./Mia
