Maqedoni
Edhe dje nuk është dhënë asnjë vërtetim për azil
12.03.2016 12:48
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kumtoi se dje nuk janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit...

Në bazë të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për azil prej 18 qershorit të vitit të kaluar, Ministria filloi me dhënien e vërtetimeve për qëllimin e shprehur për shtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit në Republikën e Maqedonisë për shtetas të huaj të cilët në mënyrë ilegale hyjnë në territorin tonë.
Prej 1 janarit e deri më 11 mars të këtij viti janë lëshuar vërtetime gjithsej 89.623 shtetasve të huaj, prej të cilëve 35.381 janë të gjinisë mashkullore, 19.617 janë të gjinisë femërore dhe 34.399 janë fëmijë të cilët janë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit, si edhe 226 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindin.
Sipas shtetësisë së fëmijëve të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 44.734, Afganistanit 26.546 dhe Irakut 18.337.
Deri te Sektori për azil prej fillimit të vitit e deri më 11 mars kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit kanë shtruar 29 persona, prej të cilëve 22 nga Siria dhe shtatë prej Afganistani, në bazë të një vërtetimi të lëshuar paraprak për qëllimin e shprehur për shtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit./Mia
