Botë
Tramp anulon tubimin në Çikago për shkaqe sigurie
12.03.2016 13:30
Kandidati republikan, Donald Trump, i cili aktualisht udhëheq në garën presidenciale, e ka anuluar tubimin e mbrëmshëm në Çikago...

Kandidati republikan, Donald Trump, i cili aktualisht udhëheq në garën presidenciale, e ka anuluar tubimin e mbrëmshëm në Çikago, për shkaqe sigurie, pas një grup protestuesish që kundërshtojnë politikat e migrimit të Tramp, janë përleshur edhe fizikisht me mbështetësit e tij.
“Racist shkoni në shtëpi”...
“Protesa ishte e suksesshme Tramp e mori porosinë, nuk u paraqit”...
“U shtym para mbrapa dhe dikush më goditi në sy”...
“Ne duhet ta deportojmë trampin e jo ai ne”, thanë protestuesit.
Policia konfirmoi se 5 persona jan; arrestuar ndërsa ka edhe polic të lënduar.
“Ka dy polic të lënduar, por janë jahst rrezikut për jetë.Njëri u godit në kokë dhe u desht intervenim kirurgjik” tha një polic.
Në deklaratën nga kampi i Trump, pas takimit me policinë e Çikagos, thuhet se “për sigurinë e të gjithë dhjetëra mijëra njerëzve, që janë tubuar në dhe rreth arenës, tubimi do të shtyhet për një ditë tjetër”.
Anulimi ka ndikuar që një grup i madh i protestuesve të brohoriste nga gëzimi, ndërsa një grup tjetër po aq i madh i mbështetësve të Trumpit, kanë thënë zëshëm “ne e dëshirojmë Trumpin!”
REJHANE BUSHI-METAJ
