Botë
Stamboll, përleshje mes protestuesve dhe policisë
12.03.2016 13:32
Policia turke ka gjuajtur gaz lotsjellës që t'i shpërndajë protestuesit, të cilët mbrëmë u tubuan që ta shënojnë dyvjetorin e vdekjes së adoleshentit...

Policia turke ka gjuajtur gaz lotsjellës që t'i shpërndajë protestuesit, të cilët mbrëmë u tubuan që ta shënojnë dyvjetorin e vdekjes së adoleshentit, i cili e ka mobilizuar opozitën kundër presidentit Rexhep Taip Erdoan.
Policia dhe protestuesit janë përleshur në Stamboll, në lagjen Okmejdani. Protestuesit kanë hedhur gurë dhe koktej molotovi, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Protesta është organizuar me rastin e dyvjetorit të vdekjes së djalit 15¬vjeçar, i cili ka vdekur në vitin 2014 pasi që është goditur në kokë me kanistër me gaz lotsjellës, të cilën e kishte hedhur policia mbi protestuesit antiqeveritarë.
