Botë

Kasparov: Putin, fajtor për përkeqësimin e situatës në Siri

12.03.2016 14:23

Politikani opozitar rus, Garry Kasparov, paralajmëron se qëllimi i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, është të ndajë Europën...

Ish-kampioni i botës në shah nga kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius, kritikoi politikat e Putinit.
 
Ai fajëson Presidentin rus se me sulmet që po kryhen në Siri, ka shkaktuar përkeqësimin e situatës në terren dhe kjo ka detyruar një numër të madh njerëzish të largohen drejt kontinentit të vjetër. 
 
“Qëllimi kryesor i Putinit është që ta ndajë Europën dhe në lidhje me këtë gjë, ai kurrë nuk i ka fshehur ambiciet e tij. Shanset janë shumë të vogla që Rusia të fillojë një luftë kundër NATO-s, pasi Moska e di se kjo do të nxisë reagim ushtarak të aleancës atlantike”, u shpreh Kasparov-i./Top Channel