Maqedoni

Associacioni ‘Most’: Sistemi jofunksional lë hapsirë për keqpërdorim

12.03.2016 15:00

Mungesa e një sistemi funksional ka mundësuar që Regjistri zgjedhorë të jetë në një gjendje të këtillë...

Mungesa e një sistemi funksional  ka mundësuar që Regjistri zgjedhorë të jetë në një gjendje të këtillë, ka konstatuar Asociacioni qytetarë ‘Most’ i cili merret me mbykqyrjen dhe mbarvajtjen e proceseve zgjedhore në vend. Ata ftuan të gjitha organet e përfshira të mbështesin këtë proces në funksion të një regjistri kredibël.
 
“Gjendja aktuale është pasojë e mungesës së një sistemi funkcional me procedura të sakta dhe përgjegjësive të caktuara, gjë që lë hapësirë për keqpërdorim. Për të fituar një regjistër kredibil zgjedhor, të gjitha institucionet të përfshira në procesin e pastrimit të saj duhet t’i përkrahin përpjekjet e KSHZ-së dhe sëbashku me këtë institucion në mënyrë ekipore të hartojnë sistem funksional, të qëndrueshëm dhe efikas për pastrimin e regjistrit zgjedhore. Me këtë, në mënyrë preçize do të mund të përcaktohen edhe përgjegjësitë për pasaktësitë potenciale në Regjistrin zgjedhore”, tha Darko Aleksovski, Associacioni ‘Most’.
 
Associacioni ‘Most’ doli edhe me disa rekomandime për të pastruar regjistrin zgjedhorë. Sipas tyre nëse qytetarët duan që t’i korrigjojnë mospërputhjet e vërejtura në Regjistrin zgjedhor, në dispozicion kanë disa opsione: ta kontrollojnë adresën e tyre, duke përfshi edhe adresat e vjetra, të kontrollojnë numrat e vendbanimit, të kontrollojnë shënimet në dokumentat e tyre personale ndërsa nëse vërehen ndryshime të njejtën ta rregullojnë me kohë. Ata gjithashtu ftuan qytetarët të raportojnë çdo lloj parregullsie në regjistrin zgjedhorë ndërsa KSHZ të shqyrtojë çdo paraqitje të tyre pa u ndikuar nga interesat partiake.
 
NAIM RAMADANI