Maqedoni

Memedi: Jam dhe mbetem kryetar i RDK-së, kuvendi i thirrur për nesër është jolegjitim

12.03.2016 16:01

Kryetari aktual i RDK-së Vesel Memedi e quan jolegjitim kuvendin e thirrur për të dielën për shkakrkimin e tij dhe paralajmëron suspendimin e atyre që kanë thirrur këtë kuvend...

Në këtë kontekst ai përmendi emrat e Zenun Ismailit, Artan Dikës, Binas Pajazitit, dhe, sic tha,  i vet kandiduari për kryetarë Fadil Zendeli, duke i quajtur si grup puçist që ka kurdisur lojën dhe projeksionin për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të RDK-së.
 
“Nesër nuk do të ketë kuvend qëndrorë. Brenda Javës do të informohen njerzit e vërtetë dhe të drejtë të Kuvendit qëndrorë, dhe këta njerëz menjëherë do të suspendohen dhe shkarkohen nga organet partiake të RDK-së”, tha Vesel Memedi, Kryetar i RDK-së.
 
Personat e lartpërmendur, Memedi i akuzoi se kanë manipuluar skajshmërish me grumbullimin e nënshkrimeve të Kuvendarëve për shkarkimin e tij duke falsifikuar nënshkrime.
 
Memedi veçoi sekretarin e RDK-së  Zenun Ismaili, i cili siç tha ai gjatë tërë kohës i ka shërbyer Lëvizjes Besa.
 
“Më duhet të veçoj Sekretarin gjeneral të partisë Zenun Ismaili, nga faktet që më janë ofruar gjat tër kohësh i ka shërbyer me përkushtim Lëvizjes Besa.E gjitha kjo lojë ishte proektuar dhe adresuar kundër personalitetit tim, por si egzekutor të kësaj lojhe u zgjodhën këto persona, Zenun Ismaili Sekretar i RDK-së, Artan Dika, anëtarë i kryesisë qëndrore, Binas Pajaziti Anëtarë i kryesisë Qëndrore, kryetar i degës së RDK-së dhe nënkryetar partie dhe i vetkandiduari për kryetarë Fadil Zendeli”, shtoi Memedi.
 
Memedi edhe sot ka akuzuar se prapa, siç e quajti ai, “këtij skenari të errët” qëndron edhe ish kryetari i RDK-së, Rufi Osmani, dhe sipas tij ajo është vërtetuar me fakte, por ka përshëndetur tërheqjen e tij nga loja.
 
Sipas Memedit, Osmani është tërhequr pasi ka parë seriozitetin e punës dhe gjithçka që pritet të dalë në sipërfaqe. 
 
LULZIM HAZIRI