Xhaferri takon shefin e diplomacisë Austriake, Kurz: Maqedonia konstruktive rreth migrantëve
Zëvendës/Kryeministri Musa Xhaferri ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë Sebastian Kurz, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i bordit drejtues në Fondacionin "Akademia Politike"...

Takimi është realizuar gjatë punimeve të Samitit për Denokraci të Europës Qendrore dhe Lindore, i organizuar nga Instituti Internacional Republikan dhe Fondacioni "Akademia Politike", me çrast Kurz ka shprehu vlerësimin e tij për rolin shumë të rëndësishëm të Maqedonisë në menaxhimin e krizës së emigrantëve nga vendet e Lindjes.
Pa konstruktivitetin e Qeverisë së Maqedonisë, vendet e Bashkimit Europian do të kishin shumë vështirësi që të përballen me fluksin e madh të emigranteve Sirian, ka thënë Kurz. Ndërsa Xhaferri ka shprehur qendrimin se roli I Qeverisë dhe subjekti që përfaqëson, në kontinuitet ka qënë konstruktiv dhe përkrahës i fuqishëm i politikave të Bashkimit Europian.
Xhaferri poashtu I është përgjigjur interesit të Kurz për situatën politike në vend duke e informuar atë për gjitha zhvillimet e fundit, si dhe për përpjekjet për tejkalimin e një nga situatave më të vështira politike që kalon Republika e Maqedonisë që nga pavarësimi i saj.
Pjes e punimeve të këtij Sami është edhe Kryetarin e Partis Demokratike të Shqipërisë, z.Lulzim Basha me të cilin është paralajmëruar edhe një takim me zëvendës-kryeminsitrin Xhaferri.
