Maqedoni
Operacion antiterrorizmi në Romë, arrestohen dy shtetas të Maqedonisë
12.03.2016 17:18
Në kuadër të një operacion antiterrorizëm që është zhvilluar ne Romë, karabinierët kanë arrestuar tre persona, dy prej të cilëve shtetas të Maqedonisë dhe nje iraken...

Karabinierët e grupit operativ special të Romës kanë nxjerrë dy urdhëra arresti për bashkëpunim në aktivitete terroriste të ISIS.
Bëhet fjalë për një 41 vjeçarin Vullnet Maliqi nga Maqedonia, i cili aktualisht ndodhet në burg dhe një tunizian 29 vjeçar I cili dyshohet se mund aktualisht të jetë në Irak.
Abdulla Kurtishi, është arrestuar për mbajtje dokumentash të rremë dhe arratisje nga burgu. Ai kishte arritur të arratisej nga burgu në maqedoni dhe kërkohej në nivel ndërkombëtar.
Hetimet, e kryera nëpërmjet ndjekjeve, pergjimeve personale dhe telefonike, kanë çuar në zbulimin e një rrjeti që po përgatiste një atentat me lëndë shpërthyese në Romë.
