Maqedoni

Nderim shpirtërorë me rastin e një vjetorit të varrimit së veprimtarit Ruzhdi Veliu-Jehoni

12.03.2016 17:28

Në varrezat e fshatit Kollarë,një venbanim i njohur për veprimtari kombëtare nën organizim të Shoqatës së Vetëranëve të Luftës së UCK-së...

Në varrezat e fshatit Kollarë,një venbanim i njohur për veprimtari kombëtare nën organizim të Shoqatës së Vetëranëve të Luftës së UCK-së, në varrezat e këtij fshatit sot u përkujtua një vjetori i varrimit të veprimtarit të cështjes komb Ruzhdi Veliu. 
 
Ruzhdi Osmani Veliu-Jehoni u lindë në vitin 1970 në Kollarë të Kërçovës, në një familje të mbrumur me tradita atdhetare. Që në moshë të re ndjen çizmet e shkelësve dhe aktivisht kyçet në rezistencën kundër kësaj shkeljeje.
 
Krahas Beqir Limanit merr pjesë në organizimin, shkrimin e parullave kundër pushtuesve, shpërndan materiale të ndaluara, siç janë trakte dhe shtypi ilegal i kohës. Që nga vitet e largta 1988-89 bëhet anëtar aktiv i LPK-së, ku ka qenë edhe pjesë e logjistikës dhe organizatorëve të takimit të Kollarës, ku u soll vendimi për themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
 
Ishte nga guerilasit e parë të Zonës së Dytë operative, ku merr pjesë në shumë aksione për organizimin e luftës në Kosovë, ku edhe burgoset. Pas lirimit nga burgu, sërish i rreket aktivitetit për të arritur tek liria dhe sërish kyçet në furnizimin me armatim të aradhave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
 
Merr pjesë edhe në organizimin e luftës së vitit 2001, ku kyçet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtar. Të pranishmit të cilët ishin në numër të madhë dhe të ardhur nga shumë vendbanime në mesin e të cilëve dhe themeluesi i UCK-së,lideri aktual i BDI-së Ali Ahmeti,Kryetari i Veteranvë të Luftës së UCK-së Fazli Veliu, Kryetari Komunës së Kërcovës Fatmir Dehari si dhe veprimtarë të tjerë.
 
Ndërkaq për historikun dhe rrugëtimin e tij në veprimtarin e cila lidhet me cështjen kombetare të Ruzhdi Veliu-Jehoni, përpara të pranishmive foli antërai i familjes dhe bashkëveprimtari kohës Fatmir Beqir Limani. Në fund të pranishmit në shënjë nderi për veprimtarin Ruzhdi Veliu-Jehoni, bënë homazhe pranë vendprehjes së tij duke vendosur lule të freskëta në shënjë respekti dhe përkujtimi për veprën e tij.