Botë
Meta: LSI do ta votojë reformën në drejtësi
12.03.2016 17:51
Një ditë pasi Komisioni i Venecias miratoi draftin përfundimtar të reformës në drejtësi, kryeparlamentari njëherit edhe kryetar i LSI-së Ilir Meta deklaroi se partia e tij do ta votoj reformën në fjalë....

Në pyetjen nëse LSI do ti bashkohet planit B të Ramës për miratimin e reformës pa Partinë Demokratike, Meta u përgjigj se“LSI-ja ka vetëm në plan që të votojë reformën në drejtësi. LSI-ja e ka thënë e para se standardi është vetëm Komisioni i Venecias. Ajo e ka gjykuar me thellësi draftin e reformës, pra ka qenë e ndërgjegjshme për një klimë politike jo shumë bashkëpunuese, kështu që nuk ka asnjë plan tjetër, përveçse të shprehet pro rekomandimeve të Komisionit të Venecias”.
