Maqedoni

Idomeni, situata do të përmirësohet brenda javës

12.03.2016 17:57

Greqia shpreson se situata në kampin Idomeni, në kufirin me Maqedoninë, ku janë bllokuar rreth 14.000 emigrantë, për një javë do të përmirësohet...

Kështu deklaroi zëvendësministri grek i Mbrojtjes Dimitris Vicas, I cili theksoi se Qeveria tenton "t'i bindë" emigrantët, mes të cilëve ka edhe shumë familje me fëmijë, të vendosen në ndonjërën prej qendrave të pranimit në vend.
 
Vicas theksoi se 400 persona dje janë larguar nga kampi Idomeni për t'u strehuar në qendrat e afërta të pranimit në Greqinë veriore.
 
Sipas tij, deri në fund të javës do të sigurohen 50.000 vende në qendrat e pranimit. Pas mbylljes së rrugës Ballkanike për transitim të migrantëve rreth 1100 refugjatë kanë mbetur të bllokuar në kampin në Tabanoc në anën e Maqedonisë në kufi me Serbinë, ndërsa mbi 500 të tjerë po qëndrojnë në qiell të hapur në tokën mes dy shteteve.
 
Ndërkohë në një kamp të ngritur në Preshevë, mbi 650 refugjatë presin prej më shumë se 2 javësh për të kaluar. Në mbështetje të migrantëve kanë dalur qindra protestues në Zagreb të Kroacisë, të cilët kanë kërkuar nga autoritetet kroate dhe vendet tjera të mos e bllokojnë rrugën ballkanike për transitimin e migrantëve.