Botë

Ukrainë ,seperatistët Rus vrasin dy ushtarë

12.03.2016 18:30

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar se dy pjesëtarë të saj janë vrarë gjatë përleshjeve ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëveqë mbështeten nga Rusia, në pjesën juglindore të Ukrainës...

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, tha sot se njëri ushtar ishte vrarë nga sulmi me predhë në Avdijivka, afër qytetit Donjeck, që është nën kontroll të kryengritësve, ndërsa ushtari i dytë është vrarë kur njësia e tij ishte sulmuar në një pozitë, 25 kilometra larg nga Donjecku.
 
Sipas këtij zëdhënësi ka pasur “rritje të shpejtë të sulmeve dhe provokimeve” nga separatistët gjatë 24 orëve të kaluara. Nga konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, që nga prilli i vitit 2014, janë vrarë mbi 9 mijë e 100 persona. Ndërsa konflikti filloi pak kohë pasi Rusia e ankesoi Krimenë nga Ukraina.