Maqedoni
Më shumë shi në Gjevgjeli dhe në Krueshevë
13.03.2016 12:04
Në Gjevgjeli dhe Krushevë gjatë 24 orëve të kaluara ka rënë më shumë shi. DPHM ka matur reshje në këto dy vende 30 litra për metër katror...

Në Manastir janë matur 21, në Mavrovë 20, Gjurishtë 19, Demir Kapi 16, Pozharanë 15, Lazaropole dhe Topolçan 11, Strumicë 10, Tetovë 9, Shkup, Vinicë dhe Berovë 8, Shtip, Prilep dhe Kriva Pallankë 6, Pretor 5 dhe në Ohër 2 litra.
Në Mavrovë dhe Lazaropole ka mbulesë dëbore prej 3, respektivisht 4 centimetra.
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut, në male me reshje të borës. Reshjet e shiut më intensive do të jenë në pjesët jugore dhe lindore të vendit ku në disa vende priten mbi 25l/m2. Në male reshjet do të jenë me borë dhe kufiri i reshjeve të borës do të ulet deri në 1000 metra lartësi mbidetare.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në nëntë gradë, ndërsa ajo e ditës prej pesë deri në 12 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbaj mot i ngjashëm me temperatura të mëngjesit deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 10 gradë Celsius.
Reshje do të ketë edhe të hënën, por do të jenë me intensitet më të dobët.
Të martën mëngjesi do të jetë më i freskët me temperaturë minimale rreth zero gradë./Mia
