Maqedoni
Orteqe dhe rrëshqitje dheu në më shumë akse rrugore
13.03.2016 12:16
Për shkak të rrëshqitjes së dheut në aksin rrugor A3 unaza Manastir-Resnjë, qarkullimi është në ndërprerje në dy drejtimet...

Si alternativë qarkullimi është riorientuar përmes qytetit të Manastirit.
Ekipet e NP "Rrugët e Maqedonisë i kanë pastruar orteqet në aksin rrugor Koçan - Dellçevë. Për shkak të reshjeve të shiut dhe mundësisë për aktivizim të sërishsëm të rrëshqitjes së dheut për shkaqe parandalimi aksi rrugor Koçan - Dellçevë mbetet i mbyllur. Qarkullimi është riorientuar përmes Vinicë - Smojmirovë - Dellçevë.
Dje prej orës 17:00 në rrugën komunale f.Pollogu i Poshtëm - f. Obleshevë para lumit të Koçanit komunikacioni është ndërprerë për shkak gropimit në aks dhe është bërë kanal për dërgimin e ujit atmosferik nga reshjet e shiut.
Sipas informatave të MPB prej orës 12:20 dje në aksin rajonal Berovë - Vinicë në vendin Obozna për shkak të shembjes së gurëve komunikacioni zhvillohet në një korsi.
Në aksin rrugor Kumanovë- Kriva Pallankë afër f. Stracin, ka rrëshqitje të dheut me baltë dhe dhe, me çka është përfshirë një korsi nga rruga. Rekomandohet vozitje e kudjesshme dhe përcjellje e sinjalizimit të vendosur të qarkullimit. Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë punojnë intensivisht në pastrimine oretkut dhe në nomalizimin e dy korsive për zhvillim të papenguar të qarkullimit.
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesusht të lagështa. Borë e dobët bie në Kodrën e Diellit, e cila nuk mbetet në rrugë.
LAMM rekomandon kujdes të posaçëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Strazhë, Demir Kapi - Udovë, Vinicë - Berovë dhe Resnjë-Bukovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Mia
