Maqedoni
Kurz: Kriza me refugjatët do të zgjidhet në mënyrë evropiane
13.03.2016 12:59
Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, në një deklaratë për gazetën Bild am Sonntag ka theksuar se krizën e refugjatëve do ta zgjidhin në një mënyrë evropiane...

Në Lidhur me mbylljen e kufirit Maqedoni-Greqi, Kurz ka shpjeguar se Maqedonia ka marrë përsipër një detyrë të vështirë për arsyen se Greqia nuk ka mundur të ndalojë rrjedhën e refugjatëve.
“Kufijtë mund të hapen kur të pakësohet dyndja e refugjatëve në Evropë. Dhimbja në Maqedoni është e tmerrshme. Njerëzve duhet t’iu shpjegohet se ndodhen në shpresë të gabuar dhe me sinqeritet duhet të themi se ‘tashmë nuk mund të vini në Evropën e Mesme'”. Kurz ka vënë në dukje se do të pakësojnë fluksin e migrimit dhe ka theksuar se kriza e refugjatëve nuk do të sjellë ndarjen e Evropës.
