Maqedoni
Në Sellcë të Tetovës, nesër mbahet manifestimi “Pranvera e dinjitetit”
13.03.2016 13:08
Me rastin e 15 vjetorit të UÇK-së – Brigada 112 “Mujdin Aliu” në fshatin Sellcë të Tetovës do të mbajë manifestim tradicional “Pranvera e Dinjitetit”...

Në këtë manifestim në Kalanë e Lirisë në fshatin Sellcë do të nderohen dëshmorët e UÇK-së që prehen përbrenda kështjellës si dhe më pas do të zhvillohet një takim me anëtarët e familjeve të sakrificës së vitit 2001.
Në manifestim do të marrin pjesë familjet e dëshmorëve, ish-luftëtarë të UÇK-së, ish-udhëheqës të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, brigadës 112 “Mujdin Aliu” si dhe veprimtarë të tjerë.
Manifestimi do të mbahet në Kalanë e Lirisë në fshatin Sellcë me fillim në ora 13.00.

