Botë

Moskë, do të mbyllet zyra për të drejtat e njeriut

13.03.2016 13:21

Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara në Moskë do të mbyllet, ka konfirmuar misioni diplomatik i Rusisë në Gjenevë...

Në një raport të djeshëm të agjencisë ruse të lajmeve, RIA Novosti, thuhet se misioni diplomatik rus e ka konfirmuar vendimin për mbylljen e Zyrës së Komisionarit të lartë për të drejta të njeriut në Moskë.
 
Para dy ditësh, Komisionari për të drejtat e njeriut i OKB-së, Zeid Raad al-Hussein, ka shprehur shqetësim për “sinjalet që i ka marrë” nga Kremlini, se Rusia synon mbylljen e zyrës së OKB-së në Moskë.
 
Ky zhvillim po ndodhë në kohën kur në Rusi po rritet goditja kundër aktivistëve për të drejtat e njeriut, gazetarëve të pavarur dhe kundër debatit publik.
 
Ambasadori rus, Aleksei Borodavkin, është cituar nga RIA Novosti se ka thënë që zyra në Moskë kishte ndihmuar në krijimin e institucioneve për të drejtat e njeriut në Rusi dhe nuk “shihet asgjë e jashtëzakonshme” në mbylljen e saj.