Maqedoni

Mungesa e lektyrave në shkollat fillore, Neziri: Furnizimin me lektyra e bënë vetë shkolla

13.03.2016 16:01

Bibliotekat e shkollave fillore në komunën e Çairit ballafaqohen me mungesën e lektyrave...

Nga shkolla fillore Vasill Gllavinoth theksojnë se mungesa e lektyrave vjen nga rritja e numrit të nxënësve.Nga klasa e parë deri në të katërtën ka lektyra, ndërsa nga e pesta deri në të nëntën nuk ka asnje lektyrë. Kjo shkollë ka bërë kërkesë për furnizim me lektyra në ministrinë e arsimit, por deri tani nuk kanë marë përgjigje.
 
“Ne biblioteken shkollore ne Shkollen Fillore “Vasil Glavinov”, ka munges të librave . Para 4 viteteve ka egzistuar vetem si shkolle 4 vjeçare. Mandej u hapën paralele prej klasës së 5 deri në të 9 . prej klasës së 5 deri në të 9 nuk ka asnjë lektyrë për nxënësit. Mundë të themi se në secilën klasë kemi nga 30 ndërsa 35 nxënës kemi në klasën e tretë do të thotë kemi rritje të numrit. Për plotësimin e kushteve të librave të bibliotekës kemi bërë kërkes ne komun edhe ne ministr, deri me tani nuk kemi marë përgjigjje”, tha Fed Demiri, bibliotekiste në Sh.F ”Vasill Gllavinov”.
 
 Mungesë të lektyrave shkollore ka edhe në shkollat tjera të kësaj komune si “Adem Jashari”, “Imri Elezi”, apo “Ismail Qemali”. Nga ministria e arsimit theksojnë se nga vitet e 90 furnizimin e lektyrave nëpër shkolla fillore dhe të mesme nuk e bënë ministria por e bënë vetë shkolla, me mjetet e veta.
 
“Prej atij viti e këndej, furnizimin me lektyra nuk e benë më ministria e arsimit  por e bënë vetë shkolla  me mjetet e veta. Kur themi me mjetet e veta  ministria e arsimit me bllok  dotacionet. Përveç asaj është paraparë  edhe blerja e tutujve  të caktuar të lektyrave në bazë të nevojës që e parashohin arsimtarët e shkollës. Dmth shkollat e kanë për detyrë  dhe obligim të furtnizohen  vetë me lektyra shkollore për nxënësit e tyre dhe për nevojat e asimtarëve të cilët e kanë  në bazë të programit arsimor  për të zhvilluar njësitë mësimore edhe normalishtë edhe literaturë ndihmëse”, tha Safet Neziri, këshilltar shtetërorë në ministrinë e arsimit.
 
Ministria e arsimit e ka formulën e caktuar  për bllok dotacionet  nëpër  shkolla. Ajo  mvaret nga numri i nxënësve ndërsa sipas ketij numrit bëhet pagesa e mësimëdhënësve , mirëmbajtja e shkollës por edhe për aktivitetet e tjera ku bie edhe blerja apo furnizimi me lektyra shkollore, thekson Safet Neziri.
 
REJHANE BUSHI-METAJ