Maqedoni

Migrantët në Greqi dhe Maqedoni insistojnë të vazhdojnë rrugën drejt BE-së

13.03.2016 16:30

Që nga e hëna në Maqedoni nuk është lejuar të hyjë asnjë migrant nga Greqia...

Por rreth 12 mijë refugjat, në mesin e të cilëve ka edhe gra dhe fëmijë, ndodhen në kufirin e Maqedonisë me Greqinë, të vendosur në tendat në zonën neutral, ku kushtet janë të tmerrshme. Refugjatëve me orë të tëra u duhet të presin për të marr ushqimin që ua ofrojnë organizatat humanitare. 
 
Greqia ka nisur tërheqjen e emigrantëve nga zona neutrale, por shumica e tyre refuzojnë të kthehen në Athinë, në pritje të samitit të 17 dhe 18 marsit BE-Turqi, me shpresë se do tu mundësohet të vazhdojnë udhëtimin drejt BE-së. Edhe në kampin e Tabanocit përgjatë kufirit me Serbinë, ndodhen mbi 1500 migrantë, të cilët presin të hapet kufiri për të vazhduar rrugën drejt vendeve të Evropës.
 
Zëvendëskancelari austriak Rejnhold Miterlener ka deklaruar se refugjatët në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë me vetëdije qëndrojnë në baltë, që të kryejnë presion për hapje të rutës ballkanike.
 
Në deklatartë për gazetën vjeneze "Kronen cajtung", ai tha se pamjet, siç është fotografia e foshnjeve në baltë, politizohet me vetëdije.
 
"Edhe në Greqi ka në dispozicion akomodim përkatës, sidomos për familjet dhe fëmijët, por shumë refugjatë nuk i pranojnë që të kryejnë presion me qëllim që të hapet rruga ballkanike", ka thënë Miterlener.
 
Ndërkohë refugjatët që nga autoritet greke janë vendosur vetëm 5 km larg nga Shqipëria janë paisur me harta të Shqipërisë duke e pare si një mundësi për të vazhduar rrugëtimin drejt BE-së. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ