Maqedoni

Xhaferi takon Bashën diskutuan për rolin dhe pozitën e shqiptarëve

13.03.2016 16:53

Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferri realizoi një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha...

Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferri realizoi një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha, të cilët janë pjesmarrës në Samitin për Demokraci të Europës Qendrore të organizuar nga Instituti Internacional Republikan  dhe Fondacioni "Akademia Politike".
 
Xhaferri dhe Basha diskutuan për situatën politike në Rajon duke i kushtuar vëmendje të veçantë rolit dhe pozitës së Shqiptarëve në gjitha lëvizjet dhe zhvillimet politike në Rajon.
 
Zëvendës Kryeministri Xhaferri informoi Kryetarin e PD Basha rreth situatës politike në Maqedonisë dhe për përpjekjet e faktorit politik shqiptar dhe në veçanti subjektit që ai përfaqëson në drejtim të ruajtjes së stabilitetit të institucioneve të Maqedonisë.
 
Nga ana tjetër Basha shprehu shqetësimin e tij për situatën politike në Maqedoni dhe theksoj se faktori politik Shqiptar ne Maqedoni do duhet të veproj me maturi të veçantë deri në tejkalimin e kësaj periudhe të vështirë politike në të cilën ndodhet vendi.
 
Në këtë drejtim siç thuhet në kumtesën e lëshuar nga kabineti I Zëvendëskryeministrit Xhaferi, Basha ka theksuar se faktori politik shqiptar duhet te fokusohet dhe të investoj shumë në ndërtimin e institucioneve të fuqishme demokratike pasi vetëm në këtë mënyrë mund t'ju shërbejmë më së miri qytetarëve që i përfaqësojnë.
 
Basha Dhe Xhaferri patën konstatim të përbashkët rreth bashkëpunimit në mes të shqiptarëve në Rajon dhe vlerësuan se megjithatë duhet të intensifikohen raportet brenda shqiptarëve dhe atë me iniciativa konkrete ne sferën e kulturës,arsimit,sportit dhe ekonomisë së tregut.