Maqedoni
Platforma për politikë qytetare ‘Ajde’: Protestat para Gjykatës kushtetuese
13.03.2016 17:22
Platforma për politikë qytetare ‘Ajde’ për ditën e martë ka paralajmëruar protestë kundër iniciativës në Gjykatën kushtetuese që ti mundësohet presidentit të vendit falja e manipuluesve të zgjedhjeve...

Lidhur me ligjin për amnisti Gjykata kushtetuese duhet të vendosë ditën e mërkurë prandaj protesta e së martës do të vazhdojë deri të mërkuren paralajmërojnë organizatorët .
“Platforma për politikë qytetare ‘Ajde’ e konsideron si të papranueshme këtë inicijativë të Gjykatës kushtetuese sepse me të do të bëhen të mundshme faljet e krimeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Për ne kjo gjë është pa presedan në një demokraci. Me këtë faktikisht rrënohen themelet e demokracisë për shkak se zgjedhjet e rregullta të lira dhe të drejta janë bazë për një demokraci”, tha Petrit Saraqini, përfaqësues i ‘Ajde’.
Organizatorët e protestës poashtu kërkojnë dorëheqjen e gjykatësve kushtetues të cilët mbështesin nismën për falje, me qëllim që të pamundësohet që në të ardhmen të marrin vendime të cilat do të dëmtojnë Kushtetutën dhe sovranitetin e shtetit.
NAIM RAMADANI
