Maqedoni
Fadil Zendeli zgjidhet kryetar i ri i RDK-së
13.03.2016 17:42
Kuvendi i RDK-së i thirrur fillimisht në Gostivar e që u mbajt në Tetovë, ka votuar për shkarkimin e kryetarit të RDK-së Vesel Memedi dhe për kryetar të ri ka zgjedhur Fadil Zendelin...

Kuvendi u mbajt me dyer të mbyllura, ndërsa kryetari i sapo-zgjedhur Zendeli, duke njoftuar vendimin për zgjedhjen e tij ka mohuar se kuvendi I sotëm ishte një puç, ashtu siç e quajti dje Memedi.
“Nuk bëhet fjalë për kurrfarë puçi ai është vetëm deklarim i ish kryetarit i cili i vetmuar dhe i kapur nga institucionet mundohet që të gjej shpëtim në devalvimin e personaliteteve të ndryshme. Ky ka qenë një dallim konceptual mes nesh, pra kryesia qendrore e partisë me muaj të tëra mban qëndrimin se bashkëpunimi me partitë tjera opozitare shqiptare duhet të realizohet dhe të jetë një alternativë e skenës politike shqiptare ndërsa kryetari i deri tanishëm ka mbajt qëndrim mohues në këtë drejtim”, tha Fadil Zendeli, kryetar I RDK-së.
Zendeli poashtu theksoi se koalicioni me LR PDSH-në vazhdon edhe më tej, por tha se angazhohet për koalicione edhe me Lëvizjen BESA, apo me Unitetin dhe partit tjera.
Sipas Zendelit mbledhja e kuvendit ëpshtë realizuar në prani të shumicës së kuvendarëve dhe në përputhje me rregullat statore.
Por dje Vesel Memedi tha se nuk e njeh si legjitim kuvendin e sotëm dhe paralajmëroi suspendimin e atyre që kanë thirrur kuvendin për shkarkimin e tij.
Ndërsa paralajmëroi se mbetet kryetar I RDK-së deri në kongresin e ardhëshëm. Mbledhja e Kuvendit të sotëm u mbajt në hapësirat e degës së Tetovës pasi përkrahës të Vesel Memdit nuk lejuan që një kuvend I tillë të mbahet në zyrat qendrore në Gostivar.
REJHANE BUSHI-METAJ
