Maqedoni

KSHZ të merkuren nis kontrolli në teren

13.03.2016 18:04

Komisioni Shtetrorë Zgjedhorë të mërkurën në një seancë publike do të shqyrtojë raportin lidhur me rezultatin...

Komisioni Shtetrorë Zgjedhorë të mërkurën në një seancë publike do të shqyrtojë raportin lidhur me rezultatin e kryqëzimit të të dhënave dhe më pas menjëherë do të fillojë me kontrollin në teren për të gjitha rastet e dyshimta.

Në teren do të dalin anketues të trajnuar ndërsa partitë politike do të kenë mundësi ta ndjekin procesin me mbykqyrësit e tyre.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor gjithashtu njoftoi se nga mesnata do të mbyllet mundësia që në ueb faqe, qytetarët të mund të paraqesin parregullsi në Regjistrin zgjedhorë.

Nga KSHZ thonë se kjo bëhet për shkak se nevojitet kohë që ankesat e lajmëruara deri më tani të përpunohen dhe të vërtetohen dhe të vendoset se për cilat nevojitet hetim në teren.

Sipas KSHZ-së që nga dita e publikimit të Regjistrit zgjedhore në ueb faqe me të dhënat: emri, mbiemri dhe adresa e votuesve, deri më sot mundësinë për lajmërimin e parregullsive e kanë shfrytëzuar gjithsej 5 mijë qytetarë ndërkohë të gjithë ata që nuk e kanë arritur ta shfrytëzojnë këtë mundësi të njejtën mund ta realizojnë në zyrat rajonale të KSHZ-së.

Lidhur me paraqitjet e qytetarëve Komisioni Shtetror Zgjedhor do të prononcohet në mënyrë plotsuese nëse do të veprojë ndaj tyre në bazë të një udhëzuesi të ri apo do ta plotsojë të njejtin.

Ndryshe kryqëzimi i të dhënave nga ekpsertët e angazhuar ka zgjatur dy javë i cili u zbatua në bazë të metodologjisë që ka miratuar Komisioni Shtetror Zgjedhor pas pëlqimit të katër partive politike. 

NAIM RAMADANI