Botë

Vetëvendosje: Enver Hoxhaj i ka dhënë tender mikut të tij

13.03.2016 18:41

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka akuzuar ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, se një tender në vlerë prej 1.5 milion eurosh...

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka akuzuar ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, se një tender në vlerë prej 1.5 milion eurosh, për ndërtimin e Sistemit të Informimit Shëndetësor ia kishte dhënë vëllait të bashkëshortes së tij, Ymer Shahini.

Dardan Sejdiu nga Vetëvendosje, tha se kjo është njëra nga format e vjedhjes industriale të shtetit.