Maqedoni
Mehmedi: Unë vazhdoj te jem kryetar i RDK-së
13.03.2016 19:44
Vejsel Mehmedi ka reaguar pas mbledhjes qē u mbajt sot ne Tetovē dhe zgjedhjes se Zendelit per kryetar te ri të RDK -sē...

Ai i ka quajtur puçistë ata që sot votuan kundër tij dhe ripërsëriti se nuk e njeh vendimin e tyre
"Unë Vesel Memedi jam dhe mbetem kryetari legal dhe legjitim i gjithë anëtarsisë dhe simpatizantëve besnik të kësaj partie, dhe nuk kam ndërmend të tradhëtoj besimin e tyre, ashtu njejtë si ata nuk më tradhëtuan mua në momentin më të vështirë për RDK-në. Lojrat në emër të RDK-së morrën fund me vulën historike të datës 12. 03.2016. Ky kapitull është mbyllur për mua dhe për anëtarsinë e gjërë besnike të RDK-së, për këtë është dëshmitarë opinioni i gjërë shqiptarë që u bind se ishte një punë personash të pandershëm. Vesel Memedin mund ta shkarkoj vetëm anëtarsia e gjërë e RDK-së, sepse kryetari, partia dhe organet e partisë ekzistojnë përshkak të votuesve, jo përshkak se dikush dëshiron të bëhet kryetar. Për fund, një këshillë vëllazërore puçistëve që e nxorrën fytyrën e vërtetë sot në Tetovë. Ju kisha lutur që sërisht nesër të mblidheni përderisa jeni në Tetovë dhe ta shkarkoni edhe kryetarin e PDSH-së z. Menduh Thaçin, dhe srrisht të mblidheni pasnesër dhe ta shkarkoni kryetarin e BDI-së z. Ali Ahmetin, sepse këta janë shumë më gjatë se unë në krye të partive tê tyre. Opinioni i gjërë duhet të mësohet me këtë grup sepse janë të specializuar për shkarkim- ngarkime, por nuk kuptojnë se kanë shkarkuar veten nga të gjitha përgjegjësitë morale dhe juridike me veprimin e tyre puçist. Deklaratat e tyre nuk prodhojnë kurfarë efekti juridik", thuhet në reagimin e Vejselit.
