Presidenti Ivanov do të mbajë fjalim në Forumin e biznesit në Kajro
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov, i cili prej dje qëndron për vizitë zyrtare në Egjipt, sot pasdite në Kajro do të mbajë fjalim në hapjen e Forumit të biznesit për prezantimin e mundësive investuese në Maqedoni...

Biznes - volitshmëritë në Maqedoni do t'i prezantojë ministri pa resor i angazhuar për tërheqjen e investimeve të huaja Bill Pavleski.
Qëllimi i forumit është përforcimi i bashkëpunimit ekonomik me Egjiptin, për të cilin mes të tjerash biseduan edhe presidentët e dy vendeve Ivanov dhe Abdel Fatah Al Sisi në takimin e djeshëm.
Presidenti i Maqedonisë deklaroi se të dy vendet duhet të fokusohen në fusha me të cilat do të thellohet bashkëpunimi pasi kanë potencial që duhet të shfrytëzohet. Ai gjithashtu tha se pret reagim pozitiv nga biznes bashkësia egjiptiane për forumin e sotëm të biznesit dhe se Maqedonia mund të jetë porta e Egjiptit drejt tregut evropian. (mia.mk)
