Shkollë për inovacione dhe sipërmarrësi

14.03.2016 09:22

Shkollë për inovacione dhe sipërmarrësi sot organizon Qendra e Dellçevës për zhvillim të Rajonit planor lindor...

Qëllimi i Shkollës është që t'i inkurajojë dhe përforcojë mendimet dhe veprat sipërmarrëse të banorëve të Rajonit planor lindor. Do të përfshihen tema për koncept të sipërmarrësisë, aftësi personale dhe vegla për planifikim të biznesit, për vlerësim të mjedisit dhe sferat për inovacione dhe për vegla dhe aftësi për mobilizim të mjeteve nga programet disponuese.

Shkolla është pjesë e projektit "Formim të biznes qendrës për mbështetje dhe shërbime konsultuese për ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Rajonin planor lindor" i cili teknikisht dhe financiarisht është i ndihmuar nga ana e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Janë paralajmëruar ligjërata nga sipërmarrës të suksesshëm nga Geshtalt Solushëns, SI Komunikejshën, ZBK Kreacia dhe konsultantë dhe ekspertë të jashtën me përvojë shumëvjeçare nga sfera e inovacioneve dhe sipërmarrësisë. (mia.mk)