Normalizohet qarkullimi në aksin rrugor Demir Kapi – Udovë
Komunikacioni në aksin rrugor Demir Kapi - Udovë mëngjesin e sotëm është normalizuar, pasiqë ekipet të NP Rrugët e Maqedonisë i pastruan gurët që kanë rënë në rrugë në afërsi të restorantit "Bellov"...

LAMM informon se për shkak të reshjeve intensive të borës, është vendosur ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë - Dibër.
Në aksin rrugor unaza A3 Manastir-Resnjë të 70+300 km, për shkak të rrëshqitjes së dheut, rruga është në ndërprerje në dy drejtimet. Si alternativë, qarkullimi është riorientuar përmes qytetit Manastir.
Në rrugën komunale f.Pollogu i Poshtëm - f. Obleshevë para lumit të Koçanit komunikacioni është ndërprerë për shkak të kanalit të bërë kullimin e ujit atmosferik nga reshjet e shiut.
Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë i pastruan rrëshqitjet e dheut në aksin Koçan - Dellçevë. Për shkak të reshjeve të shiut dhe mundësisë për aktivizim të sërishëm të rrëshqitjeve të dheut për arsye parandaluese Koçan - Dellçevë mbetet i mbyllur për komunikacion. Si rrugë alternative mund të shfrytëzohet aksi Vinicë - Smojmirovë - Dellçevë.
Në aksin rrugor Kriva Pallankë - vendkalimi kufitar Deve Bair tek f.Uzem, për shkak të rrëshqitjes së dheut është përfshirë një korsi në gjatësi prej 15-20 meztra. Në vend është vendosur sinjalizim adekuat rrugor. Ekipet e Np Rrugët e Maqedonisë punojnë në pastrimin e rrugës dhe normalizim të qarkullimit.
Në aksin rrugor P1106 Manastiri i Markos - Breznicë në 1 km pas qarkores për në Manastirin e Markos, për shkak të rrëshqitjes së dheut qarkullimi po zhvillohet nëpër një korsi në gjatësi prej 10-15 metra. Në vend është vendosur sinjalizim adekuat i qarkullimit. Rekomandohet drejtim i kujdesshëm me automjete dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor deri në pastrimin e plotë të rrugës.
Në aksin rajonal Berovë - Vinicë në vendin Obozna për shkak të shembjes së gurëve komunikacioni zhvillohet në një korsi.
Në aksin Dellçevë - Berovë tek f.Istevnik i Ri për shkak të rrëshqitjes së dheut qarkullimi po zhvillohet në një korsi në gjatësi prej 5-6 metra.
Në aksin Udovë - Vallandovë për shkak të derdhjes së Lumit Kallkovë ka ujë në rrugë që nuk është shumë dhe rekomandohet drejtim i kujdesshëm me automjete. Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë punojnë në pastrimin dhe vendosjen në funksion të rrugës.
Në aksin rrugor P1404 Marvinci-Balinci-Brajkovci nën nënkalimin tek qarkorja Marvinci për shkak të derdhjes së kanaleve ka ujë nëpër rrugë. Rekomandohet përdorimi i rrugës alternative Udovë - Vallandovë - Gjegjeli dhe anasjelltas.
Në aksin rrugor Kumanovë - Kriva Pallankë tek vendi f.Stracin ka rrëshiqtje të vazhdueshme të baltës dhe tokës e cila përfshin një korsi. Rekomandohet drejtim i kujdesshëm i automjeteve, përshtatje të shpjetësisë dhe ndjekje të sinjalizimit të vendosur. (mia.mk)
