Prezantim i programit "Erazmus +” para studentëve në Tetovë

14.03.2016 10:15

Sekretariati për Çështje Evropiane në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet sot në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë do të mbajnë prezantim për programin "Erazmus +"...

Është paralajmëruar fjalim i zëvendëskryeministrit të angazhuar për çështje evropiane Fatmir Besimi, drejtorit të Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet Darko Dimitrov, si dhe prorektorit për marrëdhënie ndërkombëtare të Universitetit, Blerim Reka.

Para ligjërimit në Universitet, zëvendëskryeministri Besimi me drejtorin e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane do të realizojnë vizitë në shkollën e mjekësisë "Nikolla Shtejn" në Tetovë e cila është shfrytëzuese e programit me qëllim që t'i dëgjojnë përfitimet dhe përvojat e përfituara të nxënësve nga trajnimi i tyre në Celje-Slloveni, realizuar në kuadër të programit. (mia.mk)