Maqedonia pjesë nga fushata evropiane "Java e kyçjes dixhitale"
Sigurimi në internet, veçanërisht për të rinj me pengesa, dhe rëndësia e aftësive digjitale për nxitjen e punësimit, do të jenë në fokusin e aktiviteteve të sivjetme në Maqedoni për shënimin e fushatës evropiane "Java e kyçjes dixhitale" (Get online Week) që zbatohet prej sot deri më 20 mars...

Shoqata "Hapni dritaret", koordinator kombëtar i fushatës, paralajmëroi mbajtjen e punëtorive për siguri në internet në bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale, e cila do të përfshijë persona të rinj me dhe pa pengesa.
Nga Shoqata "Hapni dritaret" u bëjnë thirrje qytetarëve të përfshihen në aktivitete. Ideja është të nxiten sa më shumë qytetarч që të japin mbështetje për promovimin e mundësive që i ofron interneti dhe teknologjia.
Çdo qytetar i Maqedonisë do të mund të jаpч mbështetjen e vet përmes plotësimit të pyetësorit anketues, që do të vendoset në ueb faqen e Shoqatës "Hapni dritaret" www.openthewindows.org.
Fushata "Java e kyçjes digjitale" realizohet një herë në vit në mbi njëzetë vendet në Evropë dhe ka për qëllim t'i nxisë njerëzit t'i shfrytëzojnë përfitimet nga teknologjia informatike - komunikative dhe nga interneti.(mia.mk)
