Gjatë fundjavës në Shkup kanë ndodhur 21 aksidente, 20 të lënduar, dy persona kanë humbur jetën
Në rajonin e qytetit të Shkupit gjatë tre ditëve kanë ndodhur gjithsej 31 aksidente, në të cilët janë lënduar 20 persona, ndërsa dy e kanë humbur jetën...

Policia e trafikut më 11 mars - të premten ka realizuar ekspertizë në 11 aksidente trafiku, prej të cilëve pesë janë me pasojë dëme materiale, tre janë me lëndime të lehta trupore, në të cilët lëndime më të lehta kanë marrë tre persona.
Kanë ndodhur edhe dy aksidente në të cilët me lëndime të rënda trupore kanë marrë dy këmbësorë.
Siç informoi për MIA-n Dragan Veljanoski nga SPB-Shkup, ka ndodhur edhe një aksident me të vdekur në orën 09:45 në bul."Goce Dellçev" në urën Goce Dellçev midis automjetit të udhëtarëve "Fiat Punto" dhe automjetit të udhëtarëve "Citroen" dhe që të dy automjetet me targa shkupjane të drejtuara nga qytetarë nga Shkupi.
Më 12 mars - e shtunë është realizuar ekspertizë në gjithsej 11 aksidente trafiku. Prej tyre, gjashtë janë me pasojë dëme materiale, katër me pasojë lëndime të lehta trupore, në të cilët lëndime më të lehta kanë marrë pesë persona. Ka ndodhur edhe një aksident në të cilin lëndime tërënda trupore ka marrë shoferi i automjetit të duhëtarëve.
Nga ana e policisë së trafikut më 13 mars - e diel është realizuar ekspertizë në gjithsej nëntë aksidente trafiku, në të cilët katër janë me pasojë dëme materiale, katër janë me lëndime trupore, në të cilët lëndime më të lehta kanë marrë gjashtë persona. Ka ndodhur edhe një aksident në të cilin një këmbësor ka marrë lëndime të rënda trupore.
Sipas informatave nga Veljanoski, ka ndodhur edhe një aksident, në të cilin e ka humbur jetën një person. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:40 në rrethrrotullimit të Qytetit të Shkupit "BMW X6" me targa nga dhe i drejtuar nga një qytetar nga Ohri.Qytetari i Ohrit ka dalë jashtë rrugës, ka goditur në mbrotjëset elastike metalike, është përmbysur me automjet dhe është ndalur në rrugën lokale f.Smillkovci-l.Butel. Si pasojë e aksidentit shoferi e ka humbur jetën në vend, ndërsa lëndime të rënda trupore kanë marrë dy bashkëudhëtarë.
Gjatë tre ditëve nga ana e policisë së trafikut, janë zbuluar numër më i madh i kundërvajtjeve. Janë sanksionuar 32 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin e tyre nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga qarkullimi, 77 shoferë të cilët me automjetet kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se që lejohet, 15 shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kyqe të semaforit, 7 shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi automjeteve në zonë udhëkryqi, shtatë shoferë nuk e kanë respektuar rregullën për përparësi kalimi për këmbësorët në kalim të shënuar këmbësorësh, ndërsa gjashtë këmbësorë kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë, ose madje kanë kaluar në dritç të kuqe të semaforit për këmbësorë.
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec", janë larguar 109 automjete të cilët në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si komunikacioni i këmbësorëve ashtu edhe ai motorik. (mia.mk)
