Mbi 1.000 thirrje për një javë në "Alo doktor"

14.03.2016 11:47

Gjatë javës së kaluar 1.121 pacientëve kanë kërkuar këshilla mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor"...

Nga 15 shtatori i vitit 2014 deri dje, në numrin 02/15 123 ka pasur 81.444 thirrje.

Siç njoftojnë nga NPSH Shtëpia e Shëndetit Shkup, paraqitjet janë për spektër të gjerë të simptomatologjisë më të ndryshme. Më së shpeshti për dhimbje koke, viruse stomaku, tension të lartë gjaku, ftohje sezonale, dhimbje simptomatike dhe këshilla të ndërlidhura me sëmundje kronike.

Të gjithë personave, të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike u është dhënë ndihmë shëndetësore me këshillë dhe terapi përkatëse simptomatike.

Linja është e  hapur çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i menjëhershëm mjekësor në momentin e paraqitjes së çfarëdo lloj simptomave të çrregullimit të shëndetit.

Thirrjet janë nga qytetarë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, ndërsa 25 mjekë janë në dispozicion për këshilla mjekësore. (mia.mk)