Spasovski, u vërtetua se nuk kishte zgjedhje të lira
Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Ovlier Spasov ka deklaruar se sa i përket regjistrit zgjedhorë është konfirmuar teza e opozitës se në Maqedonia nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe demokratike...

“Në lidhje me procesin zgjedhor , dhe në lidhje me atë se çfarë është duke ndodhur me listën zgjedhore nga paralajmërimet lidhur me atë se çfarë u prezantua gjatë ditës së sotme nga a ana e qytetarëve të Gjevgjelisë tregon se ka probleme serioze me listën zgjedhore, probleme çfarë vërtetojnë qëndrimin e lidhjes Social Demokrate se ka lista të krijuara të cilët kanë shërbyer për falsifikim dhe e vërtetojnë tezën se në republikën e Maqedonisë nuk ka pasur zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike”, ka deklaruar Spasov.
Ai njëherit ka kërkaur që gjykata kushtetuese të vendosë lidhur me nismën për ligjin për Amnesti në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Por kjo deklaratë e Spasovskit u pa si ndërhyrje në punën e gjykatës nga ana e VMRO-DPMNE-së, e cila ka raguar me anë të një komunikate menjëherë pas deklaratës së Spasovskit.
