Blerina Seferi fiton argjend në Kupën Evropiane
Gjatë fundjavës në Zagreb të Kroacisë është zhvilluar Kupa evropiane në xhudo, ku ka marr pjesë edhe shqiptarja që përfaqëson Gjermaninë, Blerina Seferi...

“Shqiponja nga Shipkovica” arriti rezultat historik duke fituar medalje te argjend.
Deri tek ky sukses Bleri u desh të mposht rumunen Andrese, mandej kroaten Brina, serben Ivanoviç si dhe Kropskan nga Polonia, kurse humbi pas një gabimi nga përfaqësuesja izraelite Primo Garfen.
“Në sportet luftarake mund të ndodhë gjithçka, andaj duhet pajtuar edhe me humbjet por edhe fitoret. Në këtë eveniment evropian që u zhvillua në Kroaci nuk shkova që te jem e artë, por të jem në mesin e më të mirave evropiane, dhe ja që ja arrita qëllimit. Pas katër luftërave të fuqishme, në përballjen finale edhe pse pata përball një xhudiste jo edhe aq kualitative u desh të pajtohem me disfatë pas një gabimi që më kushtoj. Megjithatë kjo do të jetë një përvojë e madhe për paraqitjet e ardhshme evropiane dhe botërore”, tha ish kampionia ballkanike, Blerina Seferi.
Ndryshe, duhet cekur se kjo ka qen medalja e dyte nga kupat evropiane , pasi të parën atë te bronztë e fitoi në Poloni. Sipas Blerinës ajo menjëherë do të vazhdoj me përgatitje intensive pasi e pret se shpejti kupa evropiane në Berlin, kurse më pas edhe në Teplice të Çekisë.
