Shpërthimi në Ankara, Erdogan: Terrorizmi do të gjunjëzohet

14.03.2016 13:42

Pas shpërthimit të fuqishëm te automjetit bombe i cili ndodhi mbreme,në Ankara që vrau 34 persona dhe plagosi 125 të tjerë, Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka premtuar se terrorizmi do të gjunjëzohet....

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Efkan Ala, tha se përgjegjësit e këtij sulmi do të mësohen gjate dites se sotme.

Presidenti turk  Taip Erdogan tha se grupet terroriste po shënjestrojnë civilët sepse po e humbasin luftën e tyre me forcat e sigurisë turke. Duke bërë thirrje për bashkim kombëtar, ai tha se Turqia do të përdorë të drejtën e saj për vetëmbrojtje për të parandaluar sulme të tjera në të ardhmen.

“Populli ynë nuk duhet të shqetësohet. Lufta ndaj terrorizmit do të përfundojë me sukses dhe terrorizmi do të gjunjëzohet”, tha presidenti turk.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e kësaj masakre, por burime qeveritare dyshojnë për Partinë e Punëtorëve  teKurdistanit. Agjencite e lajmeve boterore duke iu referuar njoftimeve nga baza ushtarake turke  njoftojne se mengjesin e sotem avionët luftarakë turq kanë bombarduar kampet që i përkasin Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në veri të Irakut.

Bombardimet mbërrijnë brenda më pak se 20 orësh pasi një makinë-bombë në Ankara vrau të paktën 37 persona. Një total prej 11 avionësh luftarakë u përfshinë në bombardimet ndajpozicioneve të PKK-së.

Jane goditur  18 objektive, përfshi depo armësh dhe streha, bëri të ditur ushtria turke përmes një njoftimi, t cituar  nga  agjencia  Reuters.