Maqedoni

Ahmeti: Solidarizohemi me Turqinë, terrorizmi- sfidë botërore

14.03.2016 15:00

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një telegram ngushëllimi, autoriteteve më të larta të Republikës së Turqisë...

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një telegram ngushëllimi, autoriteteve më të larta të Republikës së Turqisë si dhe popullit turk, ju ka shprehur ngushëllime me rastin e sulmeve terroriste që ndodhën mbrëm në Ankara. 
 
“Jemi pranë jush dhe pranë botës demokratike në përpjekjet e vështira për ta mposhtur terrorizimin dhe shprehim solidaritetin tonë me popullin turk duke ndarë dhimbjen me ju në këto momente të vështira për vendin tuaj. Turqia dhe bota po ballafaqohet me këtë sfidë serioze të sigurisë botërore dhe këtë të keqe mund ta mposhtim vetëm të bashkuar në mbrojtje të njerëzimit dhe mënyrës sonë të jetesës. Banorët e Ankarasë janë në lutjet tona dhe unë shpreh bindjen që ata si dhe mbarë populli turk do të dalin edhe më të fortë dhe më të përkushtuar për ta kundërshtuar të keqën e përbashkët me përkrahjen edhe të gjithë botës demokratike”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të liderit të BDI-së Ali Ahmeti.