Maqedoni
Kontrata për 112 ish ushtarë, punësohen në instituconet shtetërore
14.03.2016 15:09
112 ish ushtarë profesionistë në ARM kanë nënshkruar marrëveshje për punësim në institucionet shtetërore...

112 ish ushtarë profesionistë në ARM kanë nënshkruar marrëveshje për punësim në institucionet shtetërore, me çka përgjithmonë është zgjidhur statusi i tyre jetësor në përmirësimin e gjendjes ekonomike -sociale të familjeve të tyre.
Bëhet fjalë për persona të cilët e kanë përmbushur kontratën profesionale për shërbimin ushtarak dhe të cilët me pëfundimin e kufirit të pleqërisë prej 35 gjegjësisht 38 vjet kjo marrëveshje është ndërprerë dhe kanë mbetur të papunë, dhe në bazë të ligjit për shërbim në ARM kanë dërguar kërkesë për punësim në institucionet shtetërore.
“Mjeshtëritë e fituara gjatë shërbimit në ARM si ushtarë profesionistë, do të shfrytëzohen më së miri nga institucionet tjera shtetërore, ndërsa në të ardhmen me siguri edhe në sektorin privat”, shprehet ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski.
“Kjo është mënyra e vetme e punës që krijon rezultate pozitive, rritje dhe zhvillim në çdo sferë. Dëshmi për këtë janë rezultatet e arritura, të cilat fuqimisht besoj se në të ardhmen në mënyrë shtesë do të përmirësohen”, shprehet kryeministri Emil Dimitriev.
Autoritetet premtuan se edhe në të ardhmen do të vazhdohet me punë të përkushtuar, masa dhe projekte të reja, me praktikim të politikave të dyerve të hapura dhe afërsi me qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
