Merkel pëson humbje, zgjedhjet në Lande fitohen nga rivalët
Unioni Kristian Demokrat i kryesuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel ka humbur në dy nga tre shtetet në të cilat u mbajtën zgjedhjet vendore...

Kjo forcë politike shënon kështu rezultatin më të dobët të viteve të fundit. CDU fitoi vetëm në Saxony, teksa grumbulloi 29% të votave, ndjekur nga Alternativa për Gjermaninë me 23% dhe nga Partia e Majtë që u ndal në 17%.
Kritikët e politikës me dyer të hapura për emigrantët, i kanë bërë thirrje kancelares Merkel të ndryshojë kurs pasi votuesit në tre rajone elektorale e ndëshkuan dhe u dyndën drejt një partie anti emigravion e cila do që Gjermania të mbyllë dyert.
Humbja më zhgënjyese për Unionin Kristian Demokrat erdhi në Rhineland. Kandidatja e CDU-së Julia Kloeckner, e cila deri më tani e kishte pozicionuar veten si një pasuese të denjë të kancelares Merkel, nuk arriti që të fitonte përballë kandidatit të Partisë Social Demokrate, Malu Dreyer.
Pas votimeve, ajo falenderoi mbështetësit e saj, duke i falenderuar për unitetin e treguar gjatë garës.
Ndërkohë, shteti i tretë, ai i Baden-Wurttemberg u fitua nga Partia e Jeshile, e cila arriti të bënte për vete 32% të elektoratit. Pas tyre u vendos Unioni Kristian Demokrat me 27.5% dhe në vend të tretë Alternativa për Gjermaninë me 12.5%.
Sipas analistëve ndikuesi më i madh në këto rezultate ka qënë pikerisht kriza e emigrantëve. Numri i tyre i lartë si dhe një sërë ngjarjesh si sulmet seksuale në Këln gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve kanë bërë që pakënaqësia në rradhët e qytetarëve të rritet së tepërmi. Kundërshtimi i tyre ndaj politikave të Merkel u manifestua së fundmi edhe në rezultatin e zgjedhjeve rajonale.
