Mbyten tre refugjat në “Suva Reka”, shiu dhe balta mbuluan refugjatët, shpresojnë në rihapjen e rrugës së migrimit

14.03.2016 15:40

Nuk kanë të ndalur fatëkeqësit e refugjatëve në Ballkan...

Tre refugjatë në Gjevgjeli u mbytën gjatë përpjekjeve për të kaluar lumin “Suva Reka”. Tragjedia ka ndodhur në mëngjes ku një grup i refugjatëve tentuan, por nuk ja arriten të kalojnë lumin për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Tre, prej të cilëve dy burra dhe një grua u përmbyten, ndërsa 23 të tjerë shpëtuan gjatë përpjekjeve të tyre për të kaluar lumin. Refugjatët e shpëtuar janë dërguar në qendrën transitore në Gjevgjeli dhe u është dhënë ndihmë mjekësore.

Situata mbetet edhe më tej e pa përballueshme dhe e vështirë në zonën ndërkufitare Maqedoni –Greqi.

Nën çadra dhe batanie të holla dhe zjarr të ndezur nga pllastika dhe dru vazhdojnë të qendrojnë mbi 12 mijë refugjatë. Ata shpresojnë se shumë shpejt  kufijt do të hapen dhe do të fillojnë një jetë të re në vendet e BE-së.

Uji dhe balta nuk ka lënë gjë pa lagur, ndërsa  tendet e improvizuara pothuajse janë të gjitha të shkaktuara. Shumë fëmijë dhe pleqë janë të ftohur dhe nuk e din se si do tja dalin.

Unë dëshiroj të qendroj këtu dy ose tre ditë derisa nuk shoh se çfarë do të vendoset në  samitin e BE-së për çështjen e refugjatëve. Nëse nuk ka vendim  për ç’bllokimin e rrugës ballkanike të migrimit atëherë do të duhet patjetër të shkojë në Athinë, për shkak se këtu  është shumë ftohtë” – tha një refugjatë nga Afganistani.

“Këtu shumë njerëz janë të uritur, pa ujë, pije dhe pa asgjë. E shihni edhe vet se flejm në tokë, ujë dhe në baltë andaj ju lutemi hapni kufijtë” – tha Ali, refugjatë nga Latakia, Siria.                                                                   

Ndërkohë një grup prej 400 refugjatësh gjatë orëve të pas ditës është larguar nga Idomeni dhe është drejtuar kah  mali “Kozhuv” për të hyrë ilegalisht në Maqedoni.

Deri tani nuk ka informacione se a ka pasur hyrje ilegale të refugjatëve në Maqedoni, por dihet se në këtë zonë është shtuar numri i forcat policore dhe është vendosur disa kilometra gardh mbrojtës në malin “Kozhuv”.

Autoritetet greke në Idomeni vazhdojnë të orgnaizojnë transport për të larguar refugjatët në kampet e pranimit të Athinë. Autobusat janë aty, por shumë pak prej tyre e braktisin kampin në Idomeni. Shumica e tyre refuzojnë të largohen nga ky vend derisa nuk shifet epilogu në Samitin e BE-së me 17 mars. Në teritorin e Greqisë janë të bllokuar rreth 44 mijë refugjatë.

Zëdhënësi i UNHCR-së Babar Bloç drejtoi kritika të ashpra për kushtet e vështira të refugjatëve dhe tha se mjerimi njerëzorë arriti kulminacionin në Idomeni.

UNHCR kërkon zgjidhje imediate për kirzën e refugjatëve. Ndërkohë qendra greke për parandalimin e sëmundjeve njofton se është regjistruar një rast me simptome të hapatitit A te një refugjate e moshës 9 vjeçare në Idomeni. (Rexhep Qamili, TVM2)