Maqedoni
Dibër: Uzurpimi i hapësirave publike; Lata: Përfundon që sot, gjithçka sipas PDU
14.03.2016 16:02
Uzurpimi i hapsirave publike dhe bregut të liqenit të Dibrës do të ndërpritet tërësisht...

Ky veprim do të ndërmiret prej sot dhe asnjëri nuk do të mund ti legalizojë objektet e ndërtuara jashtë planit urbanistik, tha gjatë konferencës për shtyp kryetari i Dibrës Ruzhdi Lata.
Sipas tij, për ndërtime do të pritet sjellja e Planit detal urbanistik për bregun e liqenit të Dibrës.
Nga krijimi i liqenit artificial të Dibrës pas 60 viteve tani jepet mundësia që të ndërtohet në mënyrë urbanistike bregu i liqenit.
Legalizimi mund të bëhet vetëm për objektet që kanë qenë të ndërtuara deri në vitin 2011.
Me sjelljen e planit detal urbanistik, jepet mundësia për ndërtimin e infrastrukturës së përgjithshme të bregut të liqenit të Dibrës.
ATLI DEMA
