Maqedoni

Analizë- zgjedhjet 2013-2014, sektori civil: VMRO me financim jo transparent

14.03.2016 16:49

Analiza e sektorit civil në bashkëpunim me USAIDin, tregon financim jo transparent nga ana e VMRO-DPMNE-së...

Analiza e sektorit civil në bashkëpunim me USAID-in, tregon financim jo transparent nga ana e VMRO-DPMNE-së gjatë fushatës parazgjedhore në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe ato presidenciale të viteve 2013- 14.
 
Sipas raporteve revizore kjo parti në presidencialet ka paraqitur 485 mijë euro, ndërkaq ka harxhuar edhe 285 mijë euro më shumë.
 
Këtë minus partia e ka mbuluar me paratë e buxhetit.  Jo transparenca në financim,  sipas sektorit civil bëhet për shkak të mos bërjes publike të këtyre shifrave në ëeb faqet e partive.
 
“Partia sipas gjitha gjasave e ka ditur se sa para do të mer në zgjedhje dhe ashtu ka përllogaritur minusin dhe e ka mbyllur atë me paratë që ka marrë nga buxheti që është një problem i madh. Parashtrojmë pyetje se si partia në pushtet ka mund të përllogarisë se sa para do të fitojë nga buxheti gjegjësisht sa votues do të ketë”, tha Ana Janevska, aktivist qytetar.
 
Sektori civil shtron dilemat edhe për financimin e lobimit amerikan të VMRO-DPMNE-së në vlerë prej 1.7 milion dollarë.
 
Petar Todorovski nga Transparency Interneational, tha se korupsioni heshtet edhe nga njerëz brenda instiucioneve në mungesë të mbrojtjes së tyre ligjore.  
 
Kjo situatë sipas Todorovskit pritet të ndryshojë nga 17 marsi me hyrjen në fuqi të ligjit për mbrojtjen e të punësuarve në institucione që publikojnë korrupsionin.
 
Korupsioni në institucione nuk është publikuar apo nuk është informuar drejtë edhe nga pjesa më e madhe e madiave të shkruara mbi bombat e opozitës thonë nga Tansparency International.
 
MERAL ISMAILI