Maqedoni

Komisioni Europian 50 milionë euro RM-së, ndihmë për refugjatët

14.03.2016 17:20

Komisioni Evropian sot theksoi se Republikës së Maqedonisë, si vend që nuk është anëtare e Bashkimit Evropian...

Komisioni Evropian sot theksoi se Republikës së Maqedonisë, si vend që nuk është anëtare e Bashkimit Evropian i janë ndarë 50 milionë euro ndihmë nga ana e Unionit për përballje me krizën e refugjatëve.
 
Ky arsyetim i Qeverisë joformale të BE-së vjen si përgjigje ndaj deklaratës së presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov se "BE-ja nuk ka ndarë asnjë cent për Maqedoninë" lidhur me problemin me refugjatët.
 
Sipas Brukselit zyrtar, këto mjete janë dedikuar për rinovim të stacioneve të policisë nëpër kufij, luftë kunëdr tregtisë me njerëz dhe përforcim të kapaciteteve të policisë për menaxhim kufitar.
 
Prej fillimit të krizës së refugjatëve në verën e vitit 2015, 16 milionë euro, prej të cilave 10 milionë në shkurt janë ndarë për t'i ndihmuar IRJ të Maqedonisë që t'i përmirësojë sistemet e veta për menaxhim kufitar dhe migrues në kontekst të krizës së refugjatëve, theksojnë nga Eurokomisioni.
 
Sipas Qeverisë joformale të BE-së, për Maqedoninë planifikohet mbështetje e mëtutjeshme financiare nga BE-ja,  me qëllim që t'i ndihmohet në zbatimin e politikës së vet migruese përmes numrit të madh të aktiviteteve të ndryshme.
 
Në Komision potencojnë se "financimi kanalizohet përmes organizatave kyçe humanitare të partneritetit dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara", siç janë UNICEF-i dhe UNHCR-ja, e të cilat, sipas Brukselit zyrtar janë aktive në këto vende.
 
Lidhur me atë se ku shkojnë paratë që BE-ja i dedikon si ndihmë për Maqedoninë dhe vendet e tjera jo anëtare të të BE-së, zëdhënësja e Komisionit evropian, Maja Kocijançiç thotë se të gjithë duhet ta kenë të qartë se BE nuk i vendos paratë e BE-së në llogaritë bankare qeveritare.