Maqedoni
Ka përfunduar kryqëzimi i të dhënave në KSHZ, me 16 mars do të dihet sa votues janë të dyshimt
14.03.2016 17:52
Komisioni Shtetëror Zgjedhor të mërkurën në seancë publike do të informoj për rezultatet që kanë dalë nga kryqëzimi I të dhënave...

Komisioni Shtetëror Zgjedhor të mërkurën në seancë publike do të informoj për rezultatet që kanë dalë nga kryqëzimi I të dhënave të votuesve dhe kështu do të dihet saktë se sa votues janë të dyshimt.
Votuesit e dyshimt do të përcaktohen në bazë të disa pyetësorëve dhe formularëve,gjegjësisht në bazë të asaj se sa njerëz ka në një banesë dhe me sa hyrje është ndërtesa.
Në qoftë se bëhet fjalë për shtëpi, do të kontrollohet sa kate ka dhe dhe sa familje jetojnë në të.
IT – ekspertet dy javët e fundit kanë kontrrolluar të dhënat nga dhjetë baza institucioneve dhe votuesit e dyshimt i kanë hequr nga lista e votuesve.
Votuesit të dhënat e të cilëve nuk do të konrenspodojn me së paku dy baza të të dhënave do të jenë subject i kontrollit në teren.
Ndërsa të gjithë qytetarët që nuk kanë shfrytëzuar rastin që online të paraqesin anomalit, kanë mundësi ta bëjnë atë në zyret e KSHZ-së.
SANIJE DURAKU
