Maqedoni

Departizimi i administratës, pushteti dhe opozita me qëndrime të kundërta

14.03.2016 18:01

Pushteti dhe opozita nuk ndajnë të njëtin qëndrim sa i përket partizimit dhe efikasitetit të administratës publike...

Sipas pushtet Maqedonia kurrë nuk ka patur administratë më cilësore, ndërsa opozita habitet nga një vlerësim i tillë i pushtetit edhe pas një sërë vërrejtjesh të shënuara në raportin e progresit dhe atë të Pribesë.  
   
“Mendimi im është se në RM kemi administratën më cilësore se kurdoherë më parë, që nuk do të thotë se nuk duhet të avancohet. Si shembull do të kasha vecuar administratën në Kuvendin e RM-së e cila sipas meje është në nivelin më të lartë professional”, tha Trajco Dimkov, nga VMRO-DPMNE
 
“Ia kam zili kolegut Dimkov që gjeti fjalë për të lëvduar administratën publike, por nuk e di nga i gjeti fjalët, pasi raportet flasin diçka tjetër. Nga ana tjetër, edhe masat edhe shqetësimi ynë se si ta  përmirësojmë gjendjen në administratën publike nuk mund të jenë të mira nëse një herë e mirë nuk ulemi dhe nuk e diagnostikojmë pacientin siç duhet”, tha Lidija Dimova, nga LSDM.
 
“Nga reforma në administratë do të varret nëse Maqedonia do të fitojë rekomandim ose jo” – thekson zëv/kryeministri për çështje europiane, Fatmir Besimi. 
 
“Do kisha shtuar se ajo që mbetet sfidë pë ne, në periudhn që vjen, është që të dëshmojmë për reformat e duhura në kontekst të profesionalizimit të administratës publike dhe njëkohësisht duhet të mbajmë administratën jashtë ndikimit politik, përkatësisht partiak. Kjo do të jetë çështje që do të shqyrtohet sërish dhe do të adresohet në takimin e rradhës së Këshillit e BE-së, në qershor të këtij viti, kur KE do t’i drejtohet Këshillit rreth përparimit të RM-së në këtë gjysëmvjetor. Nga kjo do të varret nëse Maqedonia do të fitojë rekomandim ose jo në Këshillin e BE-së”, shtoi Besimi.
 
Pjesa e parë e reformave ka përfunduar, ndërsa rezultatet pritet të ndjehen pas pak vjetë, thekson ministrja për administratë Marta Tomovska.     
 
“Në momentin kur qëllimet e strategjisë janë realizuar dhe kur prioritetet urgjente reformuese ose kanë përfunduar ose janë në fazën finale të realizimit, mund të themi se reformat që janë bërë nga 2011 në pjesëne  parë të reformave nuk janë vetëm kozmetike por thelbësore dhe të thella. Mbetet të kalojnë disa vite që sitetmi të vihet në jetë dhe të shihen rezultatet e para nga reformat”, tha Marta A. Tomovska, Ministre për shoqëri informatike dhe administratë.
 
Si pjesë e reformave urgjente, në kuadër të administratës publike duhej të zbatohet ligji i ri për administratë publike, i cili parasheh profesionalizim dhe përfaqësim të drejtë në bazë të cilësisë si dhe avancim në bazë të performansave të nëpunësve administrativë. Vendi, gjithashtu duhej të publikojë numrin e përgjithshëm të të punësuarve në administratën publike. 
 
SHPËTIM NUREDINI