Maqedoni

Erasmuz plus 5 milionë euro këtë vit

14.03.2016 18:06

Këtë vit shume e mjeteve të ndara për programin e Erasmuz+ arrijnë në 5 miljon euro, dhe janë më të mëdha në krahasim me vitin e kaluar kur ishin 4.298.917,00 euro...

Kjo u tha nga ana e zv kryeministrit Fatmir Besimi gjatë prezentimit të programit Erasmuz+ në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.
 
Erazmus+ jep kontribut kyç për arsim, trajnim, mobilitet dhe mësim joformal të rijnjve të cilët janë kyç për krijim të vendeve të punës dhe përmirësim të konkurencës së tregut të punës, shkëmbim të përvojave dhe shpërndarje të vlerave evropiane, u tha me këtë rast.
 
“Arrihen disa qëllime, e para është të merren përvojat profesionale, e dyta është që bëhet socializimi me kulturën evropiane dhe e treta është që krijohen aftesitë për tu gjetur më mirë në karierën e tyre në të ardhmen pas studimeve që përfundojnmë studentët me qëllim që të gjejnë vende të punës që krijojnë mundësi dhe progres  për të rinjtë e maqedonisë”, tha Fatmir Besimi. zv/kryeministri 
 
Para prezentimit të programit, zëvendëskryeministri Besimi realizoi edhe një takim në shkollën e mesme të mjekësisë, Nikola Shtejn, e cila paraqet shembull për projektet të suksesshëm për shkëmbim të përvojave dhe praktika në kuadër të programit Erazmus+ mes të cilës 30 nxënës kanë trajnim dhe praktikë në Spital e cila paraqet pjesë të shtëpisë së pensionerëve në Celje, Slloveni.
 
“Në shkollën e mjekësisë Nikolla Shtejn  ku I vizituam nxënësit që kanë arritur mobilitete pëe mësim në Slloveni në kuadër të bashkëpunimit Erasmus + , projkt I përbahskët me me shkollën sllovene në Celje”, tha Darko Dimitrov, drejtori i Apaem.
 
Maqedonia përveç programit Erazmus+ deri më tani ka nënshkruar Marëveshjet për qasje edhe për programe tjera: Evropa Kreative- Kulturë, Evropa Kreative- Media, COSME, Fiskalis, Dogana, Evropa për qytetarët, Programi Punësim dhe inovaccione sociale dhe Mekanizmi për mbrojtje civile.
 
BELINDA KOKA-ADEMI