Maqedoni

5 shoqatat e mediave kërkojnë vazhdimin e bisedimeve për reforma

14.03.2016 18:16

Pesë shoqatat e mediave në vend njëzërit kane mare iniciativë për të bindur siç thonë institucionet kompetente për reforma serioze në media, para zgjedhjeve të 5 qershorit...

Sipas kryetarit të SHGM-së Naser Selmanit, nga organizatat kërkojnë takim me presidentin Gjorge Ivanov, kryeparlamentarin Trajko Veljanovski si dhe liderët e partive politike, nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës.
 
Sipas tij pa miratimin e reformave në media, në Maqedoni nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike si dhe nuk do të zgjidhje të krizën politike. 
 
“Ne si organizata jemi të interesuar te bashkëpunojmë me institucionet për rëforma në media dhe nuk do të lejojmë ndryshime kozmetike në ligjet për media të prezantohen si reforma mediatike”, tha Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.
 
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik, Instituti maqedonas i gazetarëve, Këshilli për etikë në media dhe Instituti për studime komunikimi presin që gjatë kësaj jave ndonjëra prej institucioneve t’i përgjigjet kërkesës së tyre.
 
BESIM ABDULLAI