Maqedoni

DHP- paraqitja e tatimeve, nesër afati i fundit

14.03.2016 18:47

Nesër skadon afati që qytetarët e Maqedonisë të dorëzojnë raport dhe të mbushin fletëparaqitje për të gjitha të ardhurat financiare gjatë vitit 2015-të...

Nesër skadon afati që qytetarët e Maqedonisë të dorëzojnë raport dhe të mbushin fletëparaqitje për të gjitha të ardhurat financiare gjatë vitit 2015-të që i kanë mar përvec rrogës mujore apo pensionit Këtë vit nga Drejtoria për të Hyra Publike  e Maqedonisë presin që qytetarët të dorëzojn 400.000 paraqitje për të ardhurat e tyre plotësuese.
 
Paraqitja vjetore e tatimeve është obligative për ardhurat financiare që vijnë përvec rrogës apo pensionit dhe kanë të bëjnë me marrjen e qirave nga banesat, të drejtat autoriale, pronësi industriale, dividendat, fitim kapital, fituesit e lojrave shpërblyese më të mëdha se 5.000 denarë dhe fitimi nga lojrat e fatit në internet.
 
Po ashtu qytetarët e Maqedonisë duhet të paraqesin raport për tatimet për të ardhurat e tyre jashtë Maqedonisë, nëse kanë punuar në ndonjë ambasadë apo mision ndërkombëtar, të ardhura për tregtisë në formë elektronike,vendosja e reklameve në faqet personale të internetit, bastet sportive dhe të ardhurat tjera te cilët janë jashtë rrogës dhe pensionit.